U mbajt seanca e tetë e Bordit Drejtues të Programit Gjithëpërfshirës Zhvillimor në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka pritur të enjten, më 24 shkurt, seancën e tetë të Bordit Drejtues të Programit Gjithëpërfshirës Zhvillimor.

25.02.2022 - 14:07
Opstine

Në sesion u diskutua për progresin e bërë në komponentët përkatës të programit dhe aktivitetet e reja të programit në rajonin e Mitrovicës, të cilat përfshijnë planifikimin gjithëpërfshirës të qëndrueshmërisë komunale, lëvizshmërinë urbane, veprimin komunal për klimën, e-qeverisjen dhe trashëgiminë kulturore të integruar me theks të fortë në financimin adekuat për zbatim në nivel lokal.

Programi Gjithëpërfshirës i Zhvillimit synon të ofrojë një paketë gjithëpërfshirëse të mbështetjes për ngritjen e kapaciteteve komunale për planifikimin dhe menaxhimin strategjik. Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor (SIDA) dhe zbatohet bashkërisht nga UN-Habitat, PAX, Community Building Mitrovica (CBM), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), si dhe autoritetet lokale në Leposaviq, Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Zveçan, Skenderaj dhe Vushtrri.