Asambleistët

Milica Rakić
Srpska lista

Miloš Božović 
Srpska lista

Slaviša Biševac
GI Za Zubin Potok

Staniša Vučinić
Srpska lista

Jovana Obradović
Srpska lista

Uroš Božović
Srpska lista

Zenel Jakupi
LDK

Vera Grubor
GI Za Zubin Potok

Tatjana Vlašković
Srpska lista

Sefer Veseli
PDK

Nikola Jovanović
Srpska lista

Mirjana Vučetić
Srpska lista

Marinko Kasalović
Srpska lista

Krsto Milosavljević
Srpska lista

Dejan Mutavdžić
Srpska lista

Bojan Perović
Srpska lista

 

Ariana Hasani
LDK

 

 

Kuvendi Komunal

Kuvendi Komunal i Zubin Potokut është organi më i lartë përfaqësues i komunës i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët e komunës në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet Lokale. Asambleja Komunale e Zubin Potokut ka 19 këshilltarë. Të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale kanë të njëjtat kompetenca dhe përgjegjësi në proceset e vendimmarrjes. Mandati i këshilltarit komunal është katër vjet.

Kuvendi Komunal ka kompetencë që të miratoj Statusin, Rregulloren e Punës, Rregulloret dhe Vendimet e domosdoshme në mënyrë që të aprovohen përgjegjësitë e komunës. Kuvendi Komunal mund të ju besoj kompetenca të caktuara komisioneve të saj, kryetarit të komunës dhe akterëve tjerë dhe mund të revokoj autorizimet e dhëna kurdo që vendos për këtë. Kuvendi Komunal ka buxhetin e saj.

Kuvendi Komunal zgjedh me shumicë votash Kryesuesin e Kuvendit Komunal nga radhët e këshilltarëve. Votimi për Kryesuesin e Komunës bëhet me votim të fshehtë. Kryesuesi i Kuvendit Komunal zgjidhet për të njëjtin mandat si anëtarët e Asamblesë. Kuvendi Komunal zgjedh Zëvendëskryesuesit e Kuvendit me shumicë votash të këshilltarëve të pranishëm, të cilët votojnë. Zëvendëskryesuesit ndihmojnë Kryesuesin për të kryer detyrat e tij dhe për të marrë detyrat e Kryesuesit, në mungesë të tij.

Komitetet

Komiteti për komunitete

Kryesuese: Milica Rakić

Anëtarë: Arbenita Aliu, Jahir Kamberi, Saniša Vučinić, Labinot Veseli, Rizah Selimi.

Kuvendi Komunal e themelon Komitetin e përhershëm për komunitete i cili merret me zgjidhjen e problemeve të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat e komunës së Zveçanit.

Ky komitet përbëhet nga pesë (5) anëtarë të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Komunë.

Përbërjen e komitetit për komunitete dhe përgjegjësitë e tij i definon Kuvendi Komunal me rregullore, në përputhje me ligjin.

Komiteti për politikë dhe financa

Kryesues: Nemanja Jakšić

Anëtarë: Miloš Božović, Krsto Milosavljević, Jovana Obradović, Mira Vučetić.

Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga Kryetari i Kuvendit Komunal dhe qëndrimi i tij për të mbajtur përfaqësimin e entiteteve poltike në Kuvendin e Komunës.

Komiteti i Politikave dhe Financave është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha rregullave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave duke përfshirë planifikimin strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloret vjetore të tatimit, taksave dhe shpërblimeve, planin e  brendshëm vjetor të qytetit për prokurim, buxheti vjetor afatmesëm dhe çfarëdo ndryshimi i buxhetit gjatë vitit fiskal, poashtu edhe raporti nga Kryetari i Kuvendit dhe jep rekomandimet për veprimin e Kuvendit Komunal.