Për Zubin Potokun

Komuna e Zubin Potokut shtrihet në sipërfaqe prej 333km2 dhe i ka gjithsejt 63 fshatra. Sipas informacioneve në dispozicion, popullata e përgjithshme vlerësohet të jetë 15.200 banorë.

Struktura Demografike

  •  Serb të Kosovës: rreth 13.900
  •  Shqiptar të Kosovës: rreth 1300
  • Komuna ka rreth 650 persona të zhvendosur të brendshëm, ndërsa 80 persona të zhvendosur janë nga Kroacia.

Ekonomia

Ekonomia e komunës së Zubin Potokut mbështetet kryesisht në sektorin publik, me praninë e aktivitetit ekonomik në fushën e bujqësisë dhe ndërmarrjeve të vogla tregtare.

Infrastruktura

Statusi i përgjithshëm i infrastrukturës në komunë u vlerësua si i mirë. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat me qytetin janë të shtruara. Qytetet dhe fshatrat në Zubin Potok janë të lidhura me sistemet e ujit dhe kanalizimeve. Furnizimi me energji elektrike është problematik në fshatrat e largëta.

Shëndetësia

Sistemi i kujdesit parësor shëndetësor përfshin një qendër shëndetësore dhe shtatë ambulanta rurale brenda sistemit serb. Sektori i shëndetësisë ka 77 të punësuar, përfshirë mjekë, infermierë dhe staf ndihmës.

Arsimi

Ekzistojnë tre shkolla fillore me 510 nxënës dhe 51 mësues, një shkollë e mesme me 256 nxënës dhe 46 profesorë, dhe një kopësht me 250 fëmijë dhe 25 arsimtarë. Ka një shkollë fillore në fshatin Çabër me 136 nxënës dhe 13 mësues.

Objektet fetare e kulturore

Komuna e Zubin Potokut ka 16 kisha ortodokse serbe, kryesisht nga shekujt 14 dhe 15, dhe një manastir ortodoks serb i shekullit XIV, i cili u rinovua në vitin 2003 dhe u klasifikua si zonë e veçantë mbrojtëse.Në fshatin Çabër është xhamia që u shkatërrua gjatë konfliktit dhe u rindërtua në vitin 2003.