Kabineti i kryetarit
Kontakti: 028 460 048
Roli i kryetarit
Kryetari zgjedhet drejtëpërdrejtë nga zgjedhjet në përputhje me ligjin për zgjedhjet lokale. Mandati i kryetarit zgjatë katër vite.
Mandati i kryetarit të komunës përfundon:
- me përfundimin e mandatit të tij /saj
- vdekjen e tij / saj
- dorëheqjen e tij / saj
- ndryshimin e vendbanimit të tij / saj në një komunë tjetër
- shkarkimin i/e tij / saj në përputhje me këtë ligj
- një vendim gjyqësor i formës së prerë që privon kryetarin e bashkisë nga e drejta ligjore për të vepruar, ose
- Nëse ai / ajo dënohet të vuajë një denim në burg prej (6) muaj ose më shumë
Kryetari kryen përgjegjësitë e mëposhtme:
- Përfaqëson komunën dhe vepron në emër të saj;
- Udhëheqë dhe qeverisë me qeverisjen lokale, bën menaxhimin e financave të Komunës;
- Kryen të gjitha kompetencat të cilat nuk janë në mënyrë të veçantë të ndara për Kuvendin e Komunës dhe asamblistët e saj;
- Ekzekuton vendimet e Kuvendit të Komunës;
- Emëron dhe shkarkon zëvendësit e tij;
- Emëron dhe shkarkon drejtorët e komunës;
- Organizon dhe menaxhon politikat e komunës;
- Propozon rregullore dhe akte tjera komunale për miratim nga Kuvendi i Komunës;
- Propozon plane për zhvillim të komunës, rregullim dhe investime;
- Propozon buxhetin vjetor për miratim nga Kuvendi i Komunës dhe menaxhon me buxhetin e saj;
- Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën financiare – ekonomike dhe zbatimin e planeve komunale për investime të paktën një herë në gjashtë muaj apo aq shpesh sa kërkon Kuvendi Komunal;
- Mund të kërkoj nga Kuvendi Komunal, vetëm një herë të shqyrtoj aktet komunale nëse konsideron që ai akt i shkel ligjet në fuqi;
- E konsulton zëvendësin e kryetarit për pakica lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë;
- Aktivitete të tjera të cilat i janë ndarë atij/asaj nga ana e Kuvendit Komunal.